Qeveria e Kosovës ditën e djeshme ka marrë vendim që të lirojë cmimin e biletave të transportit ndërurban 50% më lirë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për këtë vendim ka reaguar Shoqata e Transportit në Gjakovë.
Kryetari i kësaj shoqate Kadri Rrahmani është prononcuar nga Amerika përmes një video-incizimi.
Ai thotë se nuk janë konsultuar në asnjë moment nga Qeveria, dhe se kjo e fundit duhet të mendojë mënyra të tjera të subvencionimit për këto kategori.
Ky vendim nuk do të përfillet nga operatorët sipas Rrahmanit. Ai tregon që nesër do të mbahet një takim i këshillit drejtues e nuk përjashtohet edhe mundësia e ndërprerjes së punës.
Nga Shoqata e Transportit konsiderojnë se këto vendime janë të paarsyeshme pasi që gjatë tërë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm transporti ndërurban nuk është përkrahur financiarisht.