Vendosen çmimet e naftës, benzinës dhe gazit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave është miratuar Akti Normativ për çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimet e naftës, benzinës dhe gazit deri më datë 15 mars do të jenë:

1. Çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 217 lekë/litri.

2. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës do të jetë 217 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë të gazit do të jetë 93 lekë/litri.

“Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare,” njoftoi Rama. “Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.”

/anabelmagazine/

Read Previous

‘Vera Andrron Detin’ fiton dy çmime të mëdha në festivalin në Gjenevë

Read Next

Vazhdon ndihma e ShBA-së për Ukrainën, këto janë armët e reja që i dërgon