Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Izraelit Naftali Bennett kanë biseduar gjatë pasditen e të shtunës në lidhje me situatën në Ukrainë. Zelensky i ka kërkuar kreut izraelitas të gjejnë bashkë mënyra për të ndaluar sulmin rus.
Thuhet se biseda e tyre zgjati më shumë se një orë. Zelensky tha se është i gatshëm që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Jerusalem, nën ndërmjetësimin e kryeministrit Bennett.
Zyrtarët izraelitas dhe ata ukrainas mohuan zërat që thoshin se Bennett i ka bërë presion Zelensky-it të pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës./Anbelmagazine/