Kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë për Njësinë e Rekës së Keqe, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues fi 315 i cili ndodhet në mes të fshatit Molliq dhe Nivokaz, dhe për shkak të punimeve janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë .
Fshatrat që do të mbesin përkohësisht pa ujë janë; Molliq, Nivokaz, Brovinë, Ponoshec, Popoc, Morinë, Shishman, Duzhnje, Babaj Bokës, Korenicë, Devë, Guskë dhe Vogovë.
Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejnë furnizimin me ujë.
Kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova Kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të zonës!