SHBA-ës kanë vendosur t’i përgjigjen Rusisë pas vrasjes së gazetarit amerikan i cili humbi jetën në krye të detyrës. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se Amerika do të përgjigjet ndaj Rusisë pas vrasjes së gazetarit amerikan teksa ky i fundit raportonte për situatën në Kiev.
Lajmin e vdekjes së tij e quajtën “tronditës dhe të tmerrshëm”, duke shtuar se zyrtarët amerikanë do të konsultohen me ata ukrainas për t’u informuar më mirë rreth rrethanave të vrasjes.
Gazetari amerikan, Brent Renaud, 50-vjeç, u qëllua për vdekje në qytetin Irpin, pranë Kievit. Nga të dhënat e para mësohet se ai u shinjestrua nga ushtarë rusë e ndërsa dy kolegë të tij kanë mbetur të plagosur./Anabelmagzine/