Si duket pronari i Chelsea- t Roman Abramovich nuk është i kënaqur dhe e ka humbur besimin tek trajneri Frank Lampard, dhe tani thuhet se janë dy emra që po qarkullojnë në kokën e kreut të “Bluve”, për ta zëvendësuar trajnerin në rrezik Lampard.
Chelsea janë duke kaluar nëpër një formë jo të mirë këtë edicion, kështu duke bërë që spekulimet mbi të ardhmen e Lampard të shtohen më shumë.
Ndërsa dy emrat që Abramovich preferon që t’i afrojë tek Chelsea për pozitën e trajnerit thuhet se janë Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel.
Tuchel momentalisht është pa detyrë të trajnerit, respektivisht si agjent i lirë, pasi u shkarkua nga Paris Saint-Germain, ndërsa Nagelsmann është në krye të timonit të skuadrës gjermane RB Leipzig./KosovaPress.