Komisioni Evropian do të kërkojë një shpjegim nga kompania amerikane Pfizer, për shkak të së cilës dërgimi i vaksinave kundër virusit korona po vonohet përsëri, tha sot një zëdhënës i KE-së.
Pfizer është dashur të dorëzojë sasi të reja të vaksinave në BE javën e ardhshme, raporton Reuters.
Më herët, kompania Pfizer njoftoi se nuk do të ketë më vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, pasi ajo tashmë ka shtyrë dërgimin një herë, me shpjegimin se duhet të rrisë prodhimin./ KosovaPress.