Sot iu dha lamtumira e fundit Besiana Ramës nga fshati Shishman i Gjakovës e cila ndërroi jetë aksidentalisht para disa ditëve në Zvicër. Prezent në varrim ishin edhe familjarët e bashkëshortit të së ndjerës, i cili njëherësh dyshohet se e ka privuar nga jeta tashmë të ndjerën.
Xhaxhai i të ndjerës tha se uron që asnjëherë më të mos ndodhin raste të tilla.
Familja e tashmë e të ndjerës i’a ka falur gjakun e bijës së tyre, familjës së të dyshuarit për vrasjen e saj. Edhe pse ishte vendim i vështirë për ta, ata theksuan se këtë e bënë për hir të fëmijëve.
Për momentin fëmijët e viktimës janë në kujdestari të xhaxhait të tyre.