Klopp: “Nuk vendosi unë rreth transferimeve”

Jurgen Klopp ka bërë të ditur për mediat që vendimet rreth transferimeve të lojtarëve nuk janë në dorën e tij, ku ende “Të Kuqtë” nuk janë vërejtur aktiv këtë merkato dimërore, pavarësisht listës së gjatë me lëndime.

Pas ndeshjes me Burnleyn, të cilën Liverpooli e humbi me rezultat minimal 0:1, ku edhe ishte humbja e parë në Premier Ligë në 69 ndeshje si vendas, Klopp u pyet nga mediat rreth situatës së transferimeve, ku përgjigja e tij ishte e shpejtë duke thënë që këto vendime nuk janë në dorën e tij, përcjell KosovaPress.

“Nëse dikush mendon që ne duhet të jemi aktiv, unë nuk mund të vendos rreth transferimeve se a mund t’i bëjmë apo jo. Kjo duhet të jetë e qartë”, tha Klopp.

“Nuk jam unë ai që vendos për këto gjëra, nuk kam dorë në transferimin e lojtarëve”, shtoi ai.

Jurgen Klopp së bashku me skuadrën e tij Liverpoolin janë duke kaluar nëpër një krizë rezultatesh, ku në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, dhe po ashtu që të shënojnë ndonjë gol.

E gjitha kjo është si arsye e lëndimeve të shumta në skuadër, ku Van Dijk dhe Gomez të lënduar për tërë sezonin 2020/21, kështu duke sakrifikuar mesfushorët si Fabinho e Henderson për të luajtur në repartin e mbrojtjes.

Pavarësisht kësaj, krerët e Liverpoolit si duket nuk do të jenë aktiv këtë merkato, pasi që edhe vetë Klopp e konfirmoi që kjo gjë nuk është në dorën e tij.  / Kosova Press

Read Previous

​Banka Evropiane e Investimeve: Luftimi i pasojave pandemike dhe ekonomike është me prioritet

Read Next

Në Danimarkë rritet numri i rasteve me llojin e virusit britanik