Pas filmit të suksesshëm “Charlie dhe Fabrika e çokollatave”, Warner Bros ka vendosur të nxjerrë në 17 mars 2023 filmin “Wonka”, i cili do të fokusohet në kohën kur arkitekti i ëmbëlsirave, Willy Wonka ishte më i ri, para se të kishte perandorinë e tij të ëmbëlsirave.
Filmi ka qenë në zhvillim e sipër për rreth katër vite.
Skenari është gati, por filmi nuk do nis xhirimet derisa Anglia të mos jetë në “bllokim”.
Po flitet që aktorët që do e zëvendësojnë Johnny Dep si Willy Wonka-n në filmin e ri janë:
Timothee Chalamet
Tom Holland
Paramount në vitin 1971 publikoi filmin origjinal “Willy Wonka & the Chocolate Factory”, me protagonist Gene Wilder në rolin kryesor, bazuar tek novelisti Roald Dahl.
Në 2005-ën, Warner Bros e shfaqi versionin e filmit me protagonist Johny Depp, film i cili grumbulloi rreth 475 milionë dollarë./RevistaAnabel.