Prishtina në epërsi kundër Dritës

Sot, në Antalya të Turqisë është duke u zhvilluar finalja e Superkupës së Kosovës mes Dritës e Prishtinës.

Ky takim është historik, pasi që për herë të parë zhvillohet një ndeshje mes dy skuadrave kosovare jashtë vendit.

Momentalisht rezultati është në të mirë të Prishtinës, ku shifrat qëndrojnë 2:1.

Të parët ishin “Plisat” që e zhbllokuan rezultatin me golin e Qëndrim Zybas në minutën e 3’. Reagimi nga skuadra e Dritës ishte i shpejtë, ku në minutën e 7’ Kastriot Rexha barazon shifrat në 1:1, nga një gabim amatoresk nga Haxho.

Nuk kaluan shumë minuta, dhe në minutën e 21’ u akordua penallti në të mirë të Prishtinës, të cilën e konkretizoi me gol Besnik Krasniqi.

Info: Formacionet zyrtare të dy ekipeve mund ti gjeni më poshtë.

Prishtina: Haxho/ B.Krasniqi x1 (gol 21’), Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba x1 (gol 3’), E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu

Drita: Rexhepi/ Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha x1 (gol 7’)./KosovaPress.

Read Previous

Shqiptohen 687 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Read Next

​Zjarrfikësit duan shtesat: Qeveria selektive, protestojmë nëse s’ka vendim deri të hënën