30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri K.B duke mos ju përshtatur rregullave të komunikacioni, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësor ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M. S., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L. S. dhe A. Sh., të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në komunikatën për media nga gjykata thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./KosovaPress.

Read Previous

PDK prezanton kandidatët për deputet nga Gjakova

Read Next

Hoxhaj: Ramushi na prishi me Evropën, Albini me Amerikën