Neziri, ndër zejtarët e paktë që kanë mbetur në Gjakovë

Nga pak zejtarët që kanë mbetur në Çarshinë e vjetër të Gjakovës, është edhe Imer Neziri, orëndreqës, i cili thotë se këtë profesion e ka trashëguar nga familjarët e tij, të cilëve i është shumë mirënjohës.

“Në moshën 12 vjeçare e kam filluar zanatin orëndreqës, e kam marrë tek Rifat dhe Fadil Neziri, jam i kënaqur shumë dhe mirënjohës që ata nuk janë kursyer e i kanë nda të gjitha sekretet e profesionit…”

Tutje Neziri theksoi se ky profesion I ka siguruar mjaftueshëm të ardhura për ta mbajtur familjen e tij, sidhe bëri edhe një apel për të rinjtë e vendit tonë.

Pjesa më e veçantë e këtij dyqani është muri ku janë të vendosura orët që kanë mbi 100, madje edhe mbi 200 vite që ekzistojnë, e të cilat Neziri i ruan me krenari.

Read Previous

Problemet e vaksinave në BE rriten, shfaqen vonesa të reja

Read Next

Aktualisht 188 raste aktive me Covid-19 në Gjakovë