Sot në ambientet e qendrës didaktike në Gjakovë ka përfunduar trajnimi 21 ditor me titull “Udhëheqja Arsimore”.Në këtë trajnim janë zhvilluar shtatë module, tri teste dhe në ditën e fundit janë kontrolluar dosjet personale të pjesëmarrësve, të cilat kanë shërbyer si kriter për certifikim.
Vetë mësimdhënësit të cilët pretendojnë pozitën e drejtorit të shkollës u shprehën të kënaqur me rrjedhën e kësaj nisme.
Ky trajnim u mundësua falë organizimit të DKA-së dhe MASHT.
“Udhëheqja arsimore”- trajnim për mësimdhënës