Falimentoi dhe fshehu pasurinë, legjenda e tenisit pritet të dënohet me shtatë vite burg

Legjenda e tenisit dhe fituesi i tre çmimeve Wimbledon, Boris Becker, po përballet me forcën e ligjit pasi pritet të dënohet me shtatë vite burg.

Ai u shpall fajtor ditën e premte për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar.

54-vjeçari u akuzua për fshehje të pasurive me vlerë miliona euro, ku në këtë pasuri përfshihen edhe dy trofe të Wimbledon.

Tennis 2022: Boris Becker 'embarrassed' as bankruptcy woes laid bare

Këtë gjë ai e ka bërë për të shmangur pagesën e borxheve të tija pas falimentimit në vitin 2017.

Sot gjykata e shpalli fajtor gjashtë herë kampionin e “Grand Slam”, ishin katër akuza në drejtim të tij. por u lirua nga 20 pika të tjera.

Becker ka fituar titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç. /Telegrafi/

Read Previous

Sot 61 vjet nga vdekja e Ahmet Zogut

Read Next

COVID-19, Gjermania anulon vaksinimin e detyruar për personat mbi 60 vjeç