KRU “Gjakova” angazhohet për mirëmbajtjen e ujëmbledhësit

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ekipi i kësaj kompanie po angazhohet në pastrimin e ujëmbledhësit.

“Përkundër terenit të vështirë dhe shirave të dendura që po mbretërojnë aktualisht, ekipa i mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kontrollimin dhe pastrimin e Veprës Marrëse-Ujëmbledhësit, që mbush Liqenin me ujë nga Bjeshka e Deçanit.

Falë angazhimit të përditshëm të këtyre puntorëve dhe gjithë stafit të KRU “Gjakova”, konsumatorët furnizohen me ujë të sigurtë dhe shërbime cilësore.

Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë, çmojeni atë.

Read Previous

Tre persona raportojnë se u mashtruan duke paguar mbi 30 mijë euro në këmbim të granteve, i dyshuari në arrati

Read Next

Zelanda e Re dërgon aeroplanë në Evropë si mbështetje për Ukrainën