Basketbolli është një sport që ka filluar të luhet që nga viti 1892, në SHBA, e ndër vite ky sport ka filluar të zhvillohet në të gjithë botën.
E edhe Gjakova, ka kohë që me klubet e saja po e praktikon këtë sport, duke u përpjekur vazhdimisht që të nxjerrë basketbollitë të suksesshëm.
Trajneri i njërit prej klubeve më reja të baskebollit në Gjakovë, Ardian Koshi, na tha që klubi është formuar për favorizimin e basketbollistëve të rinj.
Koshi ndër të tjera tha që interesimi për këtë sport është më i madh se sa është pritur.
Që sfidat në fillimet e klubit kanë qenë të pranishme na e tha edhe trajneri Dorant Hana, por ndihma e bashkëpunëtorëve ua ka mundësar realizimin e qëllimit të tyre.
Faktin që vajzat kanë shprehur interesim për këtë sport, Hana e cilëson si mjaft pozitiv.
Ndër të tjera, mesazhi që u përcollë nga ky klub, është se sporti duhet të jetë i pranishëm në përditshmërinë e secilit prej nesh, pamarrë parasysh se me cilin sport ju zgjedhni të merreni.