Së shpejti në WNBA, basketbollistja shqiptare që po kap majën

Një basketbolliste shqiptare do të kapë majën e basketbollit, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin më të fortë dhe të bukur në botë, atë amerikan (WNBA).

23-vjeçarja Lorela Cubaj, me origjinë shqiptare me shtetësi italiane, është përzgjedhur për “draft”-in e radhës, ku do të luajë për New York Liberty.

Cubaj e ka nisur karrierën e saj në Pink Basket Terni, përpara se të transferohej te Venezia. Më pas, aventura e saj vijoi në SHBA, aty ku luajti me kolegjet.

Por, vajza shqiptare nuk shkëlqen vetëm në sport. Lorela është diplomuar për administrim biznesi në Institutin Teknologjik të Xhorxhias./A2news/

Read Previous

Osmani flet për vizitat me Kurtin në SHBA, zbulon se dy delegacione amerikane vijnë në Kosovë gjatë prillit

Read Next

Elon Musk ofron 41.3 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin