Vlerësim rekord i Superligës së Kosovës në renditjen e ligave të UEFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar sot renditjen e re të ligave, në të cilën gjenden 55 anëtare të saj.

Superliga e Kosovës ka bërë sot një hap të mrekullueshëm në renditjen e UEFA-s, ku tani pozicionohet në vendin e 39-të, pozicion ky më i miri në histori që prej anëtarësimit në UEFA, përcjell KosovaPress.

Në renditjen e re, Kosova është ngritur për katër vende lartë, gjë kjo që dëshmon përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit kosovar.

Sezonin që lamë pas, Kosova ishte përfaqësuar me tri ekipe në garat evropiane, Prishtinën, Dritën dhe Llapin, të cilat me paraqitjet e tyre të mira kanë ndikuar që të kemi ngritje në UEFA.

Ndërkaq, për herë të parë nga ky vit do të kemi katër skuadra nga Superliga e Kosovës, respektivisht tri skuadrat e para të tabelës së Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës, që do të përfaqësojnë vendin tonë në garat evropiane.

Në anën tjetër, këtë renditje të UEFA-s e kryeson Premier Liga angleze, e ndjekur nga La Liga spanjolle, Serie A, Bundesliga dhe Liga 1 e Francës. /KosovaPress/

Read Previous

Fotografi nga vendi ku u sulmua të shtunën Policia e Kosovës

Read Next

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci takohet me homologen e saj nga Shqipëria