Arteta lavdëron karakterin e Granit Xhakës

Trajneri, Mikel Arteta ka lavdëruar Granit Xhakën, për mënyrën se si e ka trajtuar situatën me tifozët e Arsenalit.

Një nga detyrat e para të Artetës pas mbërritjes në Emirates ishte të përmisonte marrëdhëniet e prishura midis mesfushorit zviceran dhe tifozëve të Arsenalit.

“Unë mendoj se ajo që ai ka bërë është thjesht të shprehë ndjenjat e tij dhe të thotë: “Kështu ndihem unë për situatën”. Ai e ka bërë atë në një mënyrë për botën e jashtme që ndoshta nuk e kam parë më parë. Ai ka pasur shumë mbështetje nga të gjithë këtu brenda dhe mendoj se edhe tifozët kanë dhënë shumë mbështetje”, është shprehur Arteta.

“Në vitin e fundit, situata ka ndryshuar shumë. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm me ekipin dhe kanë qenë shumë mirë me të edhe individualisht, dhe ajo që kam ndjerë në atmosferë dhe mbështetjen ndaj tij është shumë pozitive”, shtoi ai.

Tutje, Arteta ka theksuar se është i kënaqur që Xhaka ka qëndruar dhe e ka menaxhuar situatën me mjaft pjekuri, shkruan themirror, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk doja ta shihja të largohej në këtë mënyrë. Mendoj se ishte pak si të ikja nga një situatë e vështirë dhe mëndoj se kjo reflektonte personalitetin apo karakterin e Granitit. Kështu që më vjen mirë që ai ka qëndruar, dhe më bën shumë përshtypje që ka mundur të flasë me pjekuri në lidhje me situatën”.

/KlanKosova/

Read Previous

Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë, mbi 300 udhëtarë mbesin në pritje

Read Next

13 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë