Shqiptarët e Lazios dhe Torinos ndajnë pikët

Lazio dhe Torino u ndalën mbrëmë në një barazim 1-1 në “Olimpico”, ku vendasit barazuan vetëm në minutat shtesë me të zakonshmin Immobile.

3 shqiptarë e nisën si titullarë këtë ndeshje, Strakosha te Lazio dhe Berisha me Vojvodën te Torino. Elseid Hysaj qëndroi në stol dhe nuk iu dha asnjë minutë nga Sarri.

Një super pritje ka bërë në mbrëmë ndaj Lazios Etrit Berisha, që me siguri do të futet tek më të mirat e kësaj jave në Serinë A.

Etrit Berisha po priste shansin e tij për te treguar vlerat dhe kur shansi i erdhi, nuk zhgënjeu, duke fituar vendin e titullarit te Torino dhe besimin e trajnerit Juric.

Gardiani i Kombëtares ka shpëtuar portën nga një gol i sigurt pas goditjes së Milinkovic Savic. I gjetur në krahun tjetër të portës, Berisha është hedhur në skaj si “Spiderman” për t’i mohuar barazimin mesfushorit serb.

Lojtarët e Lacios ishin me duart në kokë duke mos i besuar topit që nuk përfundoi në rrjetë. Megjithatë përpjekjet e kryeqytetasve u shpërblyen në fund, me Immobilen që prishi magjinë e Berishës./revista-ai.com/

Read Previous

Botërori 2022, caktohet data për ndeshjen Skoci-Ukrainë

Read Next

Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë