Fondi Investcorp ka ndërmend që të blejë Milanin. Tashmë nuk janë më zëra, por një realitet që është konfirmuar në Tëitter nga Ambasada e Bahreinit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në postimin e saj në rrjetin social, jepen edhe shifrat e tratativës me fondin Elliot, që zotëron aktualisht klubin italian më të suksesshëm në Europë. Bëhet fjalë për pak më shumë se 1 miliard dollarë.
Kështu, pritet që kuqezinjtë të ndryshojnë pronar pa u mbyllur ende kampionati aktual.
“Investcorp, me seli në Bahrein, ka nisur tratativat ekskluzive për blerjen e klubit italian AC Milan për 1,1 miliardë dollarë. Investcorp është themeluar në vitin 1982 dhe ofron një portofol investimesh global me mbi 42 miliardë dollarë asete në të gjithë botën”, shkruhet në rrjetin social.
Në lidhje me këtë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shpreh: “Nuk kemi folur mes nesh (stafit dhe lojtarëve) dhe nuk do të shpërqendrohemi nga objektivat tanë. Kemi një klub solid, që na qëndron pranë dhe na mbështet gjithmonë. E ardhmja mund të jetë edhe më e mirë”./A2news/