PDK prezanton kandidatët për deputet nga Gjakova

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me gratë që janë pjesë e strukturës së degës në Gjakovë. Hapjen e këtij takim e bëri kryetarja e gruas Arbnesha Kuqi e cila tha se gruaja demokratike ka luajtur gjithmonë rol në vizionin e së ardhmes.

Gjatë prezantimit të planit qeverisës kryetari i degës dhe njëherit edhe kandidati për deputet nga radhët e këtij subjekti Hajdar Beqa tha se synimi kryesor është zhvillmi ekonomik dhe përparimi i vendit.

Kontributin e grave gjakovare e vlerësoi lart edhe deputetja Blerta Deliu Kodra. Kandidatët për deputet mes tjerash kërkuan mobilizim të përkrahësve në mënyrë që të dalin fitues në këto zgjedhje.

Read Previous

Vdes gazetari i CNN-it Larry King

Read Next

30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona