Librat psikologjik më të kërkuarit në bibliotekën e qytetit

Ndër librat më të lexuar kohëve të fundit janë librat psikologjik, ky kënd është i rezervuar për këtë zhanër në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova”. Pandemia si duket ka ndikuar që librat psikologjik të kërkohen shumë nga lexuesit. Një të të tillë e ka konfirmuar edhe biblotekistja në bibliotekën e qytetit.

Janë rreth 800 lexues të regjistruar si aktivë në këtë bibliotekë, sallat e leximit kryesisht këtu shfrytëzohen nga studentët. Këtu gjithashtu na thanë se në Ditën Botërore të Librit, biblioteka pret një donacion nga komuna me libra të ndryshëm duke u bazuar në kërkesat r lexuesve të rregullt.

I përshtatshëm për përgatitje në universitet, ky mjedis po cilësohet edhe nga disa maturantë të cilët janë në vitin e fundit të shkollimit parauniversitar.

Fëmijët janë lexuesit më të mirë dhe më të rregullt, ata përbëjnë edhe gjysmën e të regjistruarve në bibliotekën e qytetit, theksoj bibliotekistja e këtushme.

Read Previous

Është bërë furnizimi me insulina në QKMF në Gjakovë

Read Next

KF “Vëllaznimi” mposhtet nga KF “Liria”