Kupa e Italisë, finalja do të jetë ”derbi” Juve-Inter

Juventusi do të jetë finalisti i dytë në Kupën e Italisë, ku do të përjetojë të ashtuquajturin “Derbi i Italisë” midis Interit dhe bardhëzinjve në epilogun e saj.

Ekipi i Massimiliano Allegrit nuk hasi vështirësi të mëdha ndaj Fiorentinës, duke e mposhtur me rezultatin 2-0, falë parabolës së Bernardeschit në minutën 32 dhe të Danilos në sekondat e fundit shtesë të ndeshjes.

Bardhëzinjve iu anulua nga VAR edhe një gol i Rabiot, ndërkohë që kontrolluan mirë Fiorentinën, që pati pak mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

Juve dhe Inter do të përballen për trofeun italian më 11 maj në stadiumin “Olimpico” të Romës./A2news/

Read Previous

Sfida për titullin e Kampionit të Botës, Tyson Fury përplaset me Dillian Whyte

Read Next

Tenis, turneu më i rëndësishëm në botë përjashton rusët dhe bjellorusët