Krijuesi i faqes së internetit “Rojadirecta”, që transmeton “online” ndeshje futbolli të të gjitha kampionateve, është dënuar me 2 vite burg dhe 500 000 euro gjobë, për pirateri.
Miguel T.G. ka pranuar shkeljen e ligjit përsa i përket pronës intelektuale, të kryer përmes “Rojadirecta” dhe 4 faqeve të tjera interneti, që ofronin linqe për të parë evente sportive falas.
Këto faqe interneti kanë qenë aktive nga viti 2013 deri në vitin 2018. Përdoruesit në të gjithë botën mund t’i shikonin falas ndeshjet, ndërsa krijuesi i faqes fitonte miliona falë reklamave në faqen e tij./A2news/