Pritjes i erdhi fundi, Fury dhe Whyte ngjiten sonte në ring

Një meç i madh na pret sonte në botën e boksit.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “Th Gipsy King”.

Dy boksierët britanikë shquhen për aftësitë e tyre të mëdha dhe goditjet poashtu shumë të forta, një fakt që na jep të drejtën të presim një përballje fantastike.

Do të jetë një numër rekord i tifozëve të pranishëm në “Wembley”, atje ku 94 mijë tifozë do ta shohin nga afër këtë takim.

Whyte ka 28 fitore dhe 2 humbje nga 30 meçe, kurse Fury ka 31 fitore dhe vetëm një barazim në karrierën e tij.

Ky meç zhvillohet sonte rreth orës 23:00.

/GazetaBlic Sport/

Read Previous

Arrestohet një person, sulmoi zyrtarin policor në Merdare

Read Next

ShSKUK: Asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së