Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”

Bersant Celina është në garë për ta fituar çmimin e golit më të mirë të sezonit në League One të Anglisë.

Ipswich Town ka njoftuar se goli i shënuar nga reprezentuesi i Kosovës është nominuar në mesin e gjashtë golave më të mirë për këtë sezon.

Goli i nominuar i Celinës është ai i shënuar ndaj Crewe Alexandra.

Ndryshe, Bersant Celina është i huazuar te Ipswichi nga Dijoni për këtë sezon – 2021/22.

25-vjeçari ka regjistruar 30 paraqitje deri më tani në kategorinë e tretë të futbollit anglez, League One.

Ish-mesfushori i Manchester City ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime. /Gazeta Express/

Read Previous

​Dështimi i marrëveshjes për targat, kërkohet takim Kurti-Vuçiq

Read Next

Cili do të jetë ndikimi nëse Evropa heq dorë nga nafta dhe gazi rus?