Një tërmet tjetër godet Bosnjën

Në Bosnje e Hercegovinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi shkatërruese prej 4.8 magnitudë, kanë bërë të ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në lindje nga Stoci, në një thellësi prej 10 kilometra. Tërmeti u regjistrua në ora 6:27.

Dridhjet janë ndjerë në tërë rajonin. Ndërkaq një ditë më herët një tërmet me fuqi prej 5.6 magnitudë goditi Bosnjën dhe dridhjet u ndjenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Kroaci.

Si rezultat i kësaj, humbi jetën 27-vjeçarja Elmira Sefo, e dëmet material ka pasur në Lubinjë dhe Mostar.

/Telegrafi/

Read Previous

I morën 4 mijë euro për ta pajisur kinse me vizë, arrestohen dy gjakovarë

Read Next

Nga paqja në ferrin e luftës: Ukraina dikur dhe sot