Florent Muslija ka vazhduar me formë shumë të mirë te skuadra e tij e re Paderborn.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka gjetur golin përsëri me fanellën e skuadrës zikaltër, ku kësaj radhe i ka shënuar ish-ekipit të tij Hannover 96.
Ishte minuta e 17-të e ndeshjes, kur Muslija u fut bukur në zonë dhe pasi shmangi një futbollist realizoi për 2-0
Për yllin kosovar ky ishte goli i gjashtë këtë kampionat në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe dy asistime.
Vlen të përmendet se Muslija gjatë afatit kalimtar të janarit u largua nga Hannoveri për t’iu bashkua Paderbornit.
/Telegrafi/