3 raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Gjatë 24-orëve në vend janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Dy raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë, ndërsa një rast është në Rahovec.

Për rastin e parë Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin në Prishtinë, pasi ai më 2 prill kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër Policia ka arrestuar po ashtu një person në Prishtinë, pasi ai dyshohet se më datën 16 prill, por edhe në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Policia ka shtuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Rahovec. Policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi ai në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë dhe dëmtuar orenditë shtëpiake.

Policia ka shtuar se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 2.53 promil.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Kallxo.com/

Read Previous

Florent Muslija realizon gol fantastik ndaj ish-skuadrës së tij

Read Next

Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga