Real Madrid arrin marrëveshje me Rudiger

Thomas Tuchel një ditë më parë konfirmoi se Antonio Rudiger nuk do të rinovojë me Chelsa, ndërkohë që sot konsiderohet i kryer kalimi te Real Madrid.

Daily Mail raporton se palët e kanë arritur akordin për të nënshkruar një marrëveshje për 4 vitet e ardhshme.

Rudiger, kampion Europe me Chelsea sezonin e shkuar, do u bashkohet spanjollëve me parametra zero, pasi kontrata me londinezët i përfundon më 30 qershor. /abcnews.al

Read Previous

Ministri Latifi me mesazh nga Klinika Infektive (VIDEO)

Read Next

Borrell: Nuk ka marrëveshje për embargon e naftës dhe gazit rus