Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshejt, ndërsa në veturë ka lënë një letër.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj për KALLXO.com ka thënë që deri më tani nuk dihet identiteti i personit.
Ai tha se personi dyshohet të jetë i gjinisë mashkullore.
“Tani për tani nuk mund të japim më shumë detaje, por dyshohet se një person është parë duke kërcyer nga ura, nga një kalimtar i rastit dhe se veturën e ka parkuar afër rrugës dhe në të ka lënë një letër”, tha Xhurkaj për KALLXO.com
Zëdhënësi i Policisë tregoi se është njoftuar edhe njësiti i kërkim-shpëtimit. / KALLXO.COM