Policia kryen bastisje në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri

Janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës në veri pas të shtënave me armë që ndodhën mëngjesin e sotëm në drejtim të policisë në Zupç të Zubin Potokut, shkruan Gazeta Sinjali.

Njësia Speciale ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë ku po kryen bastisje.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk raportohet për të arrestuar në këtë aksion por vetëm për bastisje.

Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë,  konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka thënë Kelani.

Forca të shtuara të Policisë ka edhe në Zupç, aty ku ka ndodhur sulmi në orët e mëngjesit të ditës së martë.

Policia e Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Ky është sulmi i pestë me radhë në javët e fundit në drejtim të Policisë kufitare të Kosovës.

Sulmi i fundit ishte raportuar më 16 prill.

/GazetaSinjali/   

Read Previous

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Do lëvizim “tokën dhe qiellin” për të ndihmuar Ukrainën

Read Next

OKB ngre alarmin: Nivelet e rrezatimit në Çernobil nuk janë normale