Qeveria lehtëson formën e aplikimit për subvencione të bujqëve

Është hapur thirrja nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencionimin e disa kulturave bujqësore. Mjetet e ndara për këtë vit kapin shifrën e 50 milion eurove. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Gjakovës, është angazhuar nga ministria për pranimin e dokumentacioneve të nevojshme për këtë thirrje.

Sipas, Jetmira Gllogjanit, u.d e udhëheqëses së sektorit të DBPZHR-së, ministria këtë vit ka lehtësuar formën e apliklimit për bujqit.

Gjithashtu kësaj radhe është rritur edhe subvencionimi për disa kultura bujqësore.

Thirrja e aplikimit zgjatë 30 ditë nga shpallja publike konkretisht deri me 26 qershor.

Read Previous

Ambasadori Abott bën thirrje të zgjidhet fati i të zhdukurve

Read Next

Kujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Skivjan