Këmbësorët ndihen të rrezikuar, shoferët e pakujdesshëm parkojnë veturat në trotuare

Shumë prej trotuareve në qytetin e Gjakovës janë vazhdimisht të zëna, kjo për shkak të veturave që ngasësit i parkojnë aty. Ky fakt po i shqetësonë shumë këmbësorët, disa prej tyre thonë që shpesh detyrohen të ecin në rrugët që kalojnë veturat pasi që në trotuare nuk ka hapsirë të mjaftueshme

 Një tjetër qytetarë me bicikletë u shpreh se një gjë e tillë është e papranueshme pasiqë sipas tij jeta e tyre rrezikohet çdo ditë

Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve, ne kemi kontaktuar komandantin e Trafikut Rajonal në Gjakovë kap.Albin Sahatqija, ku i njejti përmes një shkrese zyrtare është përgjigjur kështu:

Njësia Rajonale e Trafikut rrugor së bashku me stacionin policor në Gjakovë, çdo ditë i marrin masat preventive dhe ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve që i parkojnë në trotuare. Dihet se me rregulla të përgjithshme dhe me shenja të trafikut ndalohet ndalja dhe parkimi i mjeteve në trotuar, mirëpo këtu kemi të bëjmë me mungesë të kulturës në trafikun rrugor të drejtuesve të mjeteve. Po ashtu ne si trafik kemi kërkuar nga zyrtarët e komunikacionit pranë kuvendit komunal në Gjakovë që të vendosen shtyllat që ndalojnë parkimin në trotuare duke i  pamundësuar kështu drejtuesve të pandërgjegjshëm ti ndalin dhe ti parkojnë mjetet e tyre në trotuare.

Gjithashtu, nga kjo njësi apeluan që ngasësit ti respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të vazhdueshëm në mënyrë që të shmangin pasojat eventuale.

Read Previous

Në Shqipëri mbërrin droga Bonzai, me shkallë rreziku shumë të madh

Read Next

​Parashikimi i motit