Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë të martën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy pritet t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e radhës plenare.

Sipas Top Channel, Kuvendi Shqipërisë është duke bërë përgatitje që të martën, në orën 10:00 Zelensky t’i drejtohet me një video mesazh parlamentit të Shqipërisë.

Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit Muhamed Veliu se Zelensky ka pranuar t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalim.

Javët e shkuara presideni i Ukrainës Volodimir Zelensky ka qenë dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane.

Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë./TCH

Read Previous

Konjufca dhe Tahiri sqarohen për sharjen në Kuvendin e Kosovës

Read Next

Uniteti për Ukrainën, çka do të ndodhë nëse ndahet përfundimisht aleanca perëndimore?