Pas dy vitesh, sporti italian heq kufizimet nga pandemia

Pas dy viteve pandemi dhe masave kundër Covid-19, futbolli po kthehet në normalitet. Prej 1 majit, në Itali do të hiqen rregullat shtrënguese në stadiume.

Në këtë mënyrë, tifozët që do të ndjekin ndeshjet e futbollit nuk do të jenë të detyruar të kenë kryer vaksinimin e plotë dhe nuk duhet të mbajnë maska.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për ambientet e brendshme të stadiumeve, por edhe për sportet në natyrë./A2news/

Read Previous

Moti për 7 ditë në Gjakovë

Read Next

OKB thotë se deri në 40% e tokës në botë tani është e degraduar