Boksieri nga Gjakova, Taulant Jakupi, i suksesshëm edhe në evropianin e boksit

Në Kampionatin Evropian të boksit për të rinj që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, pjesëmarrës ishin edhe boksierët nga Kosova, ku në mesin e tyre, Kosovën e përfaqësoi edhe boksieri nga Gjakova, Taulant Jakupi.

Jakupi në këtë Evropian arriti që të shpërblehej me medalje të bronztë, ku arriti që ta mposhtë përfaqësuesin e Armenisë në çerekfinale, ndaj të cilit doli triumfues pas rundit të tretë.

E këtë medalje të fituar Jakupi e konsideron si shumë të rëndësishme.

Pjesë e rëndësishme e këtij suksesi është edhe përgatitja fizike që boksieri nga Gjakova e ka zhvilluar përgjatë 4 javëve.

Jakupi ndër të tjera tha që synim i tij është që një ditë të bëhët kampion i botës.

Në këtë kampionat si përfaqësues të Kosovës morën pjesë edhe Dior Berisha nga klubi i boksit “Prizreni”, Alnera Braimi nga klubi I boksit “Gollaku” nga Prishtina si dhe Donat Syla – i cili po ashtu fitoi të bronztën – nga klubi i boksit “Gjilani”.

Read Previous

MEDPLUS me Dr. Hektor Binishi – E ftuar: Dr. Gonxhe Zarari, mjeke familjare

Read Next

Nga 619 testime, 29 raste të reja pozitive me COVID-19