200 pako me produkte ushqimore dhe higjenike janë ndarë sot për familjet me asistencë sociale të regjistruar në qendrën për punë sociale në komunën e Gjakovës. Këto pako kanë ardhur si donacion nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në prag të festës së Bajramit. Kjo pako është tejet e mirëseardhur, tha njëri i cili ishte përfitues.
Në qendrën për punë sociale janë mbi 1000 përfitues të regjistruar, kurse përzgjedhja e këtyre 200 familjeve është bërë duke i’u dhënë prioritet nënave vetëushqyese dhe familjeve më kushte më të rënduara ekonomike tha udhëheqësi i sektorit të asistencës sociale.
Ai shtoi që sfidë e qendrës për punë sociale po vazhdon të mbetet kontaktimi i personave që janë përfitues të skemës sociale, ai lutë të gjithë që për cdo ndryshim të numrave kontaktues t’a njoftojnë edhe qendrën.
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” vazhdimisht bashkëpunon me qendrën për punë sociale në komunën e Gjakovës, së fundmi kjo shoqatë do të ndërtojë edhe 10 shtëpi për familjet në nevojë.