Mërgimtari kosovar dënohet në kufi të Kroacisë me 1.680 euro, mori me vete djathë e suxhuk

Një mërgimtarë nga Prizreni që ishte për disa ditë në vendlindje, gjatë ditës së djeshme ishte nisur për në Gjermani aty ku jeton e punon.

Mirëpo, ai kishte marr me vete produkte ushqimore si: suxhuk, djathë, etj.

Ai ka treguar se është dënuar me 1680 euro në kufirin kroat pikërisht për këto produkte.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkë-atdhetarëve që të kenë kujdes që të mos marrin me vete produkte të mishit dhe të qumështit brenda mjeteve personale të transportit pasi që mund të kalojnë të të njëjtën situatë.

Ndonëse sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit, L. Krasniqi thotë se gjobat për këto produkte janë tepër të larta dhe të pashpjegueshme.

“I kisha lut’ edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit./Reporteri/

Read Previous

Vodhën 5 pula dhe 2 gjela, dënohen me 400 euro dhe 120 orë punë

Read Next

Kjo është gjuha që flitet vetëm nga tetë persona në të gjithë botën