“Boll Mo” është iniciativa e fundit nga lëvizja studentore ”Jakova”. Kjo nismë ka për qëllim të tregojë se çka mundet një student të blejë me 5 euro aq sa kushton një biletë autobusi në relacionin Prishtinë -Gjakovë.
Kujtojmë që Lëvizja Studentore “Jakova” muaj më parë ka dorëzuar në komunën e Gjakovës peticion me 2000 nënshkrime të nxënësve të shkollave të mesme për lirim nga bileta e transportit.