Thaqi: Sekuestrohen mbi një mijë kilogramë produkte në treg

Në redaksinë e Televizionit Syri kemi pranuar ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët po hasin në produkte të skaduara në marketet e komunës së Gjakovës. Inpektimi sanitar tash së fundmi nuk është më kompetencë e komunës së Gjakovës, përgjegjësia ka kaluar tek Agjensia e ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës. Lamir Thaqi zëdhënës i kësaj agjensie tha se kjo është paraparë që të ndodhë me herët sipas ligjeve në fuqi po vetëm tani ka filluar zbatimi.

Ai shtoi që të gjithë ata që hasin në produkte të skaduar ta informojnë menjëherë agjensinë.

Në aksionin e fundit që është ndërmarrë nga kjo agjensi janë ndarë gjoba dhe janë sekuestruar disa mijëra ushqime të skaduara.

Thaqi gjithashtu tha se nuk ka staf të mjaftueshëm të inpektorëve sanitarë, mirpo së shpejti do të rritet numri i tyre.

Read Previous

Imeri: Do të punojë shumë në kthimin e dinjitetit të punëtorëve shëndetësorë

Read Next

“Çka bon një student me 5 euro” iniciativa e radhës e Lëvizjes Studentore “Jakova”