​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, shtrohet nevoja për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë dhe Shqipëri

Është hapur sot në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Turizimit “Kosova 2022”, i cili po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e turizmit. Ndërkohë që është shtruar nevoja për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë dhe Shqipëri për fuqizimin e këtij sektori.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se turizimi mbetet sektori më me prioritet në MINT, sektor ky që siç tha ajo, sjell punësim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti me ketë rast tha se panairi është një mundësi e mirë për promovimin e turizmit.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa tha se turizimi është një ekonomi e fuqishme për çdo vend.

Derisa tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritjen e numrit të turistëve për fuqizimin e turizmit.

Në panair po marrin pjesë shumë kompani turistike nga vendi dhe rajoni dhe më gjerë. /KosovaPress/

Read Previous

Jep dorëheqje Nick Haekkerup, ministri danez që nënshkroi marrëveshjen për burgjet me Kosovën

Read Next

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës