Edon Zhegrova zgjedhet lojtari i muajit prill te Lille

Edon ZHEGROVA of Lille during the French Ligue 1 Uber Eats soccer match between Lille and Bordeaux on April 2, 2022 in Lille, France. (Photo by Baptiste Fernandez/Icon Sport)

Edon Zhegrova ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit francez pas një fillimi të vështirë.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në muajin e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, duke luajtur rregullit për ish-kampionin e Francës.

23-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje gjatë muajit prill, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në këto takime.

Gjatë këtyre pesë ndeshjeve, Lille ka marrë një fitore, dy barazime dhe dy disfata.

Tifozët e Lille kanë votuar në rrjetet sociale për Zhegrovën si futbollisti më i mirë i muajit që lamë pas.https://85e176c81c93acfd3bd3d78c9906bfaa.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Vlen të theksohet se përveç që u u zgjodh lojtari i muajit te Lille, goli ii Zhegrovës ndaj Angers u zgjedh më i miri i muajit prill në Ligue 1. /Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

Pirja e duhanit të nargjileve (shishave) është e dëmshme për organizmin