5 maji, dita e dëshmorëve të komunës së Gjakovës, është shënuar me homazhe nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtor, familiar të dëshmorëve dhe martirëve si dhe organizata të dala nga lufta. Ndalesa e parë ishte tek memoriali “Shokët e Lirisë” , ku kryetari Gjini vendosi kurora me lule në shenjë nderimi për të gjithë ata që dhanë jetën për liri, për të vazhduar më pas tek shtatorja e heroi Agron Rama. Homazhet i vazhduan edhe në varrezat e dëshmorëve, ku kryetari Gjini pas nderimit të me një minut heshtje dhe vendosjes së kurorës me lule tha se Gjakova ka numrin më të madh të dëshmorëve dhe se duhet të punojmë shumë që brezat e ardhshëm t’a duan vendin e tyre.
Sadri Hoxha kryetari i OVL UCK-së në Gjakovë u shpreh se ushtria clirimtare e Kosovës ka dhënë kontribut të madh në luftën e fundit dhe kjo na bënë krenar në ditët e shënuara dhe jo vetëm.
Kryetari Gjini së bashku me bashkëpunëtorë dhe ish ushtarë e ushtisë clirimtare të Kosovës homazhe bënë edhe në Cabrat në kompleksin e martirëve, po sot homazhe e nderime janë bërë edhe në të gjitha regjionet e komunës së Gjakovës.