Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Izrael

Vizita do të zhvillohet më tetë maj dhe ajo do të pritet nga homologu i saj, Yair Lapid.

Tutje gjatë vizitës Gërvalla do pritet edhe nga kryetari i Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë Zeev Elkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.

Vizita sipas njoftimit do të bëhet me qëllim të nënshkrimit të katër marrëveshjeve bashkëpunimi në fushën e kulturës, edukimit dhe bashkëpunimit ekonomik.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Drejtori i Policisë së Kosovës takohet me homologun e tij grek

Read Next

OKB: 25 milionë tonë drithëra bllokohen në Ukrainë për shkak të luftës