Bernie Sanders:I lumtur që u bëra viral!

Bernie Sander thotë se fotoja e tij që u bë virale nga Dita e Inagurimit të presidentit të Amerikës, dhe shpërtheu gjithandej në media doli të jetë një gjë e mirë dhe jo vetëm qesharake. Ai po mbledh para për bamirësi nga imazhi i tij inaugurimi.

Fotoja paraqet senatorin e Vermontit ulur këmbëkryq në një karrige dhe të veshur me një pallto, maskë dhe dorashka – ulur në një distancë shoqërore nga spektatorët e tjerë. Imazhi pothuajse menjëherë tërhoqi vëmendjen e internetit.

Foto jo vetëm që ishte përhapur shumë larg si meme, por përfundimisht i çoi njerëzit krijues në Photoshop ta përdorin imazhin e Sanders ulur në karrige në sfonde të ndryshme, duke e vendosur atë në mjedise të tilla si skena filmi, piktura të famshme dhe momente historike.

Kur u pyet nga Dana Bash i CNN të Dielën në lidhje me foton dhe memet pasuese, Sanders tha se ai ishte “duke u argëtuar” me momentin viral. Ai shtoi se e ka shndërruar imazhin në bluza të cilat ai po i shet në dyqanin e tij të fushatës, me 100 përqind të të ardhurave të bamirësisë së Vermontit të përqendruara në luftimin e urisë.

Kujtojmë se një fotografi e tillë u bë meme edhe në rrjetet sociale në Kosovë, transmeton Tv Syri.

Read Previous

RrGK thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

Read Next

Propaganda kineze: Covid-19 erdhi nga ushtria amerikane