Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë në basketboll, Ylli e pret Prishtinën

Sonte do të fillojë faza gjysmëfinale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Ndeshja e parë e serisë gjysmëfinale mes Yllit dhe Prishtinës do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë nga ora 20:30.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Peja. Përballja e parë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të dielën.

/Gazeta Express/

Read Previous

Mandl-Vuçiqit: Hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovë pa vonesë

Read Next

Bluza ushtarake e Zelensky-t shitet në ankand për 105 mijë euro