Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë, teksa kanë mbetur 403 raste aktive si dhe janë administruar 211 doza të vaksinës.
Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 826 mijë e 987, ku me dozën e parë janë vaksinuar 902 mijë e 538 qytetarë, me dozën e dytë 822 mijë e 309 ndërsa me dozën e tretë apo përforcuese janë vaksinuar 101 mijë e 960 njerëz.